30 May Pse Landmark përbën ndryshimin?!
Landmark Communications dhe Landmark Technologies, realisht unë besoj se jemi një ekip i madh me të njëjtin synim; është një grup me mbi 150 profesionistë në industritë e marketingut, komunikimit dhe teknologjisë së informacionit. Në të vëtretë, unë personalisht e shikoj si agjenci “Digital-Marketing” sepse bashkëveprojnë me njëra-tjetrën në shumë raste. Gjithashtu, shumë e rëndësishme në funksionimin e këtij “fusion-i” është marrëdhënia midis kolegëve. Unë përpiqem gjithmonë që të përfshij në filozofinë e kujtdo që punon me ne idenë se nuk është asnjëherë vetëm, por pjesë e një ekipi të madh dhe mikpritës.
Në Holandë, gjatë viteve që kam studiuar dhe punuar atje, kam mësuar se individi është baza e shoqërisë perëndimore. Por gjithsesi, individi nuk mund të realizojë asgjë i vetëm dhe pa patur suportin e të qenurit pjesë e komunitetit ku kontribuon; qoftë kjo familja, shoqëria, klasa e shkollës, kolegët, ekipi i futbollit apo një sipërmarrje tjetër. Kjo do të thotë se gjithmonë duhet të jesh në gjendje të mbështesësh të tjerët, në rastin tonë gjatë orarit të punës, edhe jo vetëm! Mundësia për t’i ofruar ndihmë dikujt i cili ka nevojë, është një ndjenjë përmbushëse për njeriun.
Është shumë mirë të jesh i rëndësishëm, por është më ë rëndësishme të jesh i mirë!
Në Landmark, shumica e zhvilluesve dhe dizajnerëve kanë mundësinë e rritjes profesionale në shumë dimensione. Gjithashtu, ne kemi krijuar hapësira dhe aksese të shumta për t’u njohur me një tërësi projektesh, për t’i orientuar drejt zgjedhjeve që i përshtaten më së miri. Shkëmbimi dhe ndërveprimi me sektorë të ndryshëm brenda kompanisë, motivon shumë punonjësit të cilët testojnë veten në aktivitete e projekte të shumta dhe rrisin kapacitetet e tyre në fushat përkatëse.
Një faktor tjetër është kohezioni dhe marrëdhënia me kolegët. Krijimi i një ambienti sa më natyral dhe optimist është një arsye më shumë për të shkuar i motivuar në punë çdo mëngjes. Kjo shërben si një katalizator ku edhe vetë stafi ka krijuar një raport social dhe shumë miqësor mes tyre. Ne si Landmark, duke patur shumë të zhvilluar pjesën e marketingut dhe komunikimit, kemi arritur të bëjmë diferencën në treg, sidomos kur bëhët fjalë për sektorin e programimit dhe kompanive IT. Krijimi i një ekosistemi sa më social midis kolegëve është thelbi i një bashkëjetese profesionale dhe suksesi i cili manifestohet tek emri i kompanisë. Kur njerëzit ndihen mirë, edhe puna ecën më mirë dhe bëhet me pasion.
Për ta mbyllur, unë mendoj se dikush që vjen në Landmark duhet ta konceptojë punën me ne si një proces që plotëson në mënyrë profesionale pasionin që tejkalon ditën e rrogës dhe prodhon kreativitet. Nëse qëllimi yt është vetëm pagesa, nuk do të mund të jesh i lumtur sepse paratë nuk e blejnë lumtrinë dhe aq më pak kënaqësinë e ndërtimit të një karriere.
Krijo harmoni në skuadrën tënde të punës, hulumto mbi mundësi të reja, mëso më shumë rreth fushave sociale, bëhu i pranishëm dhe shumë i rëndësishëm për të gjithë grupit ku punon.
Erion Isufi
CEO/ Themelues
Landmark Communications and Technologies
Co-Founder Móveo Albania Technology