Në Landmark Technologies, të rinjtë janë energjia pozitive!

Në Landmark Technologies, të rinjtë janë energjia pozitive!

Përpos CV, ajo çfarë kërkojmë ne nga punonjësit e rinj janë vlerat e tyre më të mira dhe energjia pozitive që ata transmetojnë!

 

Gjatë 2 viteve të fundit, Landmark Technologies është rritur ndjeshëm, si në numër punonjësish, ashtu edhe në shërbimet që ofron. Duke ndjekur shembullin e vendeve fqinje, edhe Shqipëria ka shumë mundësi dhe potencial të jetë një lider në rajon, përsa i përket industrisë BPO (Business Processing Operations). Shembulli vjen nga “Sofia”, ku janë të punësuar rreth 40.000 programues, është shumë pranë nesh dhe është mëse i realizueshmëm.  Nuk është aspak e thjeshtë, por tashmë në tregun shqiptar operojnë disa kompani të cilat lëvrojnë zhvillimet teknologjike, duke adaptuar risi dhe bashkëpunim me kompani të mëdha ndërkombëtare; një ndër to jemi edhe ne, Landmark Technologies.

Në çdo sipërrmarrje, një ndër problemet kryesore që çdo kompani has, pa iu referuar aspak përmasave të saj, janë burimet njerëzore, Gjetja e personave të duhur, të përgjegjshëm, profesionistë dhe të aftë është një sfidë e përditshme për ne. Në Landmark jemi gjithmonë në kërkim të resurseve më të mira, të spikatura dhe të afta të cilat mund të punësohen në ekipin tonë, duke ofruar më të mirën nga të dyja palët, si një simbiozë tejet e shëndetshme dhe produktive.

Për një kohë relativisht të gjatë, përzgjedhja e kandidatëve për t’ju bashkuar ekipit të  Landmark, duke konsideruar edhe fluksin e limituar, bëhej me anë të njohjeve bazike prej stafit aktual. Në kohën kur kërkesat dhe fluksi ndryshuan, kjo pati impakt edhe në strategjinë tonë, sepse vetëm me bazë njohje nuk ishte më e mundur gjetja e burimeve që na nevojiteshin. Në këtë moment, një pjesë e konsiderueshme e intervistave dhe kërkesave i referohen ambientit teknologjik, sidomos në: Java, JavaScript, iOS, Android, React Js, DevOps etj.

Natyra njerëzore dhe ndërveprimi me të, më ka tërhequr gjithmonë dhe pikërisht, kjo më jep një stimul të veçantë. Duke qenë se kemi disa intervista çdo ditë të javës, mundohem të jem prezent në shumë prej tyre. Aspektin teknik gjithmonë e mbulojnë persona të tjerë, Team Leader, CTO, ose MD i Landmark Technologies, por ajo çfarë më tërheq mua është aspekti njerëzor.

Konkretisht, unë mendoj se aspekti njerëzor është ndoshta aspekti më i rëndësishëm në një kandidaturë. Energjia pozitive dhe puna në ekip shkojnë gjithmonë bashkë dhe ky bashkëveprim krijon një binom shumë interesant. Ndonjëherë, kam zgjedhur këtë energji pozitive dhe dëshirën për punë, ambicien dhe pasionin, të cilat ndonjëherë superojnë aftësitë personale. Ndoshta zgjedhjet e mia kanë rënë në kundërshti me përzgjedhjen teknike, sepse kam parë me të vërtet komponentë të bukur dhe të sinqertë te dikush.

Përshtatja në ekip, sidomos në një ekip të madh dhe kompleks ku gjen zhvillues, dizajner, marketing, financë, prokurime, copywriter, logjistikë, research, promotion, e të tjerë, e bën akoma më tërheqëse panoramën e Landmark. Përpos CV, ajo çfarë ne kërkojmë kandidatët të cilët dëshirojnë t’i bashkohen udhëtimit në Landmark drejt përmirësimit të së ardhmes së tyre, njëkohësisht edhe të tregut shqiptar, janë vlerat e tyre më të mira dhe energjia pozitive që transmetojnë ata. Mundohem t’u qëndroj sa me larg personave me energji negative dhe atyre të cilët janë të prirur të mos punojnë në ekip. Gjithmonë do të zgjidhja vlerat njerëzore mbi aftësitë profesionale dhe kam bërë të pamundurën që këto dy dhunti të unifikohen në një të vetme.

 

Erion Isufi
CEO/ Themelues
Landmark Communications and Technology
Co-Founder Móveo Albania Technology