Puno në perëndim me një klikim!

Puno në perëndim me një klikim!

Puno në perëndim me një klikim! 

Landmark një realitet perëndimor në Shqipëri.

Landmark dhe më vonë bashkëpunimi me partnerët tanë të Móveo SRL, ka bërë të mundur punësimin nga Tirana për kompani prestigjoze nga Evropa Perëndimore. Në këtë shkrim do të shtjellohem pak në këtë aspekt, në rëndësinë e projekteve të ndryshme nga klientë ndërkomëtarë.

Brenda familjes sonë të madhe, tashmë kemi kolegë dhe profesionistë të pothuajse të gjitha fushave përsa i përket Web development, Software Development, Digital Marketing, dhe Designers të cilët me shërbimet e tyre punojnë për kompani dhe korporata nga Evropa Perëndimore.

Me shaka them se vetëm astronaut nuk kemi brenda grupit tonë dhe kjo shaka është praktikisht një fakt. Për momentin kemi kaluar në rreth 200 kolegë dhe jemi shumë krenarë për këtë arritje falë punës dhe pasionit të cdokujt prej nesh.

Landmark e nisi rrugëtimin e tij si nje agjenci komunikimi, rrugëtim i cili vijon me shumë sukses. Zhvilluam pjesën e Web Development rreth 6 vjet më pare për t’u dhënë klientëve tanë më shumë shërbime. Kemi rreth 3 vjet që kemi kaluar edhe në fazën e Software Development, e cila është një fazë shumë më e vështirë, por gjithashtu edhe shumë më kërkuese. FinTech (Financial Technology) dhe EdTech (Education Technology) janë dy fushat ku mund të them me objektivitetin më të madh, se jemi në të njëjtat nivele si programuesit-partnerë tanë në: Londër, Toronto, Amsterdam, Milano apo Zurih. Për këtë arsye edhe kërkesat nga partnerët tanë ndërkombëtarë kanë ndryshuar dhe janë bërë edhe më të vështira. Kjo na jep shumë besim dhe frymëzim për të ardhmen e familjes sonë të madhe.

Për të gjithë programuesit të cilët duan të jenë pjesë e projekteve afatgjata, komplekse, dhe gjithashtu duan të punojnë me teknologjitë më të reja, janë të mirëpritur pranë nesh. Jemi vazhdimisht në kërkim të burimeve të reja dhe jemi shumë krenarë që kemi ndaluar sadopak hemorragjinë e ikjes së programuesve nga vendi ynë drejt Evropës.

Nëse doni të punoni në Evropë, atëherë Evropa është këtu afër jush, në Tiranë! 

Ne ua sjellim shumë afër falë projekteve që kemi.

Jo vetëm Landmark/Móveo, por edhe kompani të tjera vendase kanë ecur shumë mirë në këtë drejtim dhe ky është zhvillimi i duhur për vendin dhe të rinjtë. Pavarësisht vështirësive që dihen nga të gjithë, ka një trend pozitiv në këtë drejtim, nga sipërmarrësit vendas të cilët pa asnjë ndihmë nga instanca të tjera, ia kanë dalë të punësojne qindra të rinj dhe të reja në fushën e Web&Software Development.

Familja jonë e madhe Landmark/Móveo është vendi ku të gjithë trajtohen njësoj, pavarësisht rangut brenda kompanisë. Fryma pozitive, menaxhimi i shpejtë i problemeve që hasen në punë, serioziteti dhë përgjegjshmëria janë virtyte që na karakterizojnë. Por gjithashtu edhe komunikimi i brendshëm i stafit, trajnimet brenda dhe jashtë vendit, retreatet dhe aktivitetet e ndryshme përgjatë vitit, e bëjnë stafin të ndihen si një ekip solid. Besoj se kemi sjellë një frymë të re në këtë drejtim dhe pohojmë me plot krenari se idetë tona të menaxhimit janë tashmë prezente ne tregun vendas.

Erion Isufi 

 CEO & Founder, Landmark Communication and Technologies

 CEO Co-Founder Móveo Albania Technology