30 May Working Remote – Filozofia e Landmark
Të punuarit larg (remote) është një dukuri relativisht e re për vendin tonë. Landmark është një nga kompanitë më të mëdha në fushën e “Digital-Marketing”. Me më shumë se 150 të punësuar dhe me një pjesë të madhe të klientëve në vende si Britania e Madhe, Italia, Zvicra etj, ne e kuptojmë shumë mirë sfidën që hasim çdo ditë duke punuar në distancë.
Sfidë nuk do të thotë domosdoshmërisht vështirësi apo pengesë në procesin e punës. Ka disa faktorë që ndihmojnë në performancën e personave të cilët punojnë (remote). Pikërisht këta faktorë do të përpiqem të analizoj në këtë artikull, duke u nisur nga përvoja jonë jo e vogël.
Së pari, mungesa e kontaktit dhe e komunikimit fizik është sfida kryesore. Për këtë arsye dhe jo vetëm, njerëzit duhet të ndihen si pjesë e stafit dhe e kompanisë ku ata punojnë.
Në Landmark, kjo është një nga kushtet e panegociueshme, që ndihmon në mbarëvajtjen e të gjithë proceseve të punëve të përditshme. Vizitat periodike, si të klientit ashtu edhe të stafit që operon në (remote), janë një ndihmesë e madhe. Ky bashkëpunim ndihmon edhe anën profesionale të çdokujt, duke u njohur me modelet e komunikimit më bashkëkohor.
Këtu përfshihet:
- Komunikimi sa më profesional me anë të; stand-up call, email, Skype, Slack, Jira, Hangouts, etj. Ndarja e detyrave (task/ brief) është shumë efektive dhe si rrjedhojë edhe mbarëvajtja e procesit të punës dhe identifikimi eventual i problemeve dhe çështjeve të ndryshme.
- Planifikimi paraprak i pushimeve dhe kohës personale duke ju përshtatur ekipit ku bën pjesë, por edhe ekipit në largësi.
- Përshtatja në (Facetime), komunikimi i drejtpërdrejtë në rrjet, me mbledhje midis personave nga vende të ndryshme të botës në të njëjtën kohë dhe respektimi i paralelit dhe meridianit kohor. Këtu mund t’ju sjell një shembull, vetëm pak ditë më parë patëm një takim përmes “Skype” midis stafit në Tiranë, klientit në Londër dhe një kompanie tjetër në Brazil. Interesant është fakti se në takime të tilla duhen marrë në konsideratë oraret e ndryshme, kulturat e ndryshme të punës, që në rastin konkret gërshetonte konservatorizmin profesional Britanik dhe mënyrën “Samba-Work” të Brazilit.
- Komunikimi dhe krijimi i një eco-sistemi sa më pozitiv dhe të qetë për të gjithë stafin, është një sfidë më vete për drejtuesit e kompanisë këtu. Respekti dhe vëmendja ndaj çdo punonjësi, pavarësisht hierarkisë në kompani, janë vlera thelbësore të cilat na karakterizojnë. Njohja me jetën personale të çdokujt (deri ku e përmban etika profesionale), është tashmë një “detyrë funksionale” e menaxherëve të kompanisë tonë.
Unë personalisht jam i mendimit se një menaxher i mirë është ai që i njeh punonjësit e tij dhe përkrah jo vetëm anën profesionale, por edhe atë personale.
- Së fundmi por jo për nga rëndësia, pjesa jo formale e punës është po aq thelbësore! Krijimi i këtij eco-sistemi do të thotë dhe krijimi i kushteve e mbi të gjitha ai i asaj që gjerësisht në botë njihet si (Team-Building apo Retreat). Ne në Landmark i japim një vëmendje të veçantë edhe kësaj pjese, ku mundohemi disa herë në vit të mblidhemi të gjithë bashkë dhe pse jo, të festojmë çfarë kemi arritur deri tani. Falenderimi dhe mirënjohja ndaj të gjithë stafit, është më së pakti detyrim ndaj tyre, sepse pa punën e tyre nuk do kishim arritur këto rezultate.
Për të gjitha sa më lart, nuk është aspak e thjeshtë. Është një sfidë dhe proces i përditshëm me një angazhim nga të gjithë ata të cilët janë pjesë e kompanisë. Këtu nuk ka hierarki apo strukturim që zëvendëson komunikimin personal dhe vëmendjen ndaj çdokujt. Kjo vëmendje dhe ky pasion ndaj njerëzve, na bën ne si Landmark vërtet unikë dhe me një lidhje të pathyeshme.
Erion Isufi
CEO/ Themelues
Landmark Communications and Technologies
Co-Founder Móveo Albania Technology