05 Sep Komunikimi, shtylla e menaxhimit të suksesshëm!
Puna në grup është një rrugëtim i cili mbart vështirësi, sepse është një proces shumë dinamik, i cili ndikon në rritjen e individit, grupit dhe kompanisë. Por vështirësitë e bëjnë një sfidë të bukur dhe kjo na ndihmon të jemi më fleksibël dhe më të komunikueshëm. Aftësia primare e njeriut, pra komunikimi, veçanërisht me të rinjtë, është një prej kënaqësive dhe eksperiencave që unë përjetoj çdo ditë, ndaj në këto rreshta do të përpiqem të shtjelloj përvojat e mia.
Kur punon në një ambient si ai i Digital-Marketing, një sfidë të vërtetë has stafi menaxhues (CEO, MD, HR). Ngarkesa e madhe, fluksi, krijimi i një ambienti miqësor, modern dhe bashkëkohor janë disa faktorë që sigurisht ndikojnë në rritjen e vështirësive, por kjo është një shtyllë e rëndësishme e kompanisë sonë. Landmark Communications and Technologies, falë mekanizmave shumë pozitive referuar komunikimit, arrin të gjenerojë më shumë kreativitet dhe produktivitet.
Për mendimin tim, filozofia e kompanisë, kultura e punës, dëshira për të mësuar dhe formësuar idetë kreative janë primare Jam përpjekur gjithmonë të bëj një ndërthurje të normave korrekte të komunikimit dhe praktikave menaxhuese bashkëkohore, i frymëzuar edhe nga format menaxheriale të superfuqive perëndimore. Me dëshirën e madhe për përmirësim, lexoj site interesante, të cilat i japim shumë rëndësi komunikimit në grup dhe menaxhimit të mirë të një biznesi.
Filozofia ime është e qartë dhe e pandryshuar: Stafi duhet të ndihet sikur punon në një kompani super moderne ndërkombëtare, njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre në Milano, Londër apo Vienë.
Në një kohë kur brezi i ri është ambicioz, mendoj se janë dy kërkesa kryesore: kultura e hapur e mjedisit të punës (Open Company Culture), duke vijuar me mundësinë për t’u rritur profesionalisht brenda kompanisë. Të dyja këto kërkesa i përgjigjen më së miri ambicies dhe dëshirës për të finalizuar karrierën. Kultura, filozofia dhe praktikat e kompanive janë të ndryshme dhe tregu përbëhet nga diversiteti, por është një pikë që i bashkon: studimi i trendeve kreative dhe pozitive, të cilat ndikojnë më së miri në rezultatet e të dyja palëve.
Të rinjtë duhet t’i përkasin një ekipi që i kupton, i mbështet, i bën të ndihen mirë në ambientin e punës.
Një nga praktikat që vlerësohet më së shumti nga anëtarët e ekipit të Landmark Communications and Technologies është ajo “Face to Face”. Promovimi i ideve të tyre është shumë i rëndësishëm pasi të gjithë ndihen të vlerësuar dhe të motivuar. CEO, pavarësisht pozicionit, duhet të jetë gjithmonë i hapur dhe gati për të mirëpritur ide të reja, mendime, opinione dhe sigurisht, sugjerime, në mënyrë që një kompania të ketë sukses. Të dëgjosh dhe kuptosh mendimet e ekipit tënd është mënyra më efikase për të ofruar më të mirën, Ndarja e këndvështrimit është primare në vendosjen e një komunikimi të qartë dhe mirëkuptues brenda departamenteve të komunikimit. Stafi duhet të njohë dhe aplikojë filozofinë e kompanisë dhe kjo arrin rezultatet e larta nëse një menaxher i mirë arrin të vendosë një komunikim të mirë, dëgjon dhe kupton pikëpamjet dhe interesat e ekipit.
Në Landmark sfida vazhdon, drejt progresit të pandalshëm.
Erion Isufi
CEO/ Founder
Landmark Communications and Technologies
Co-Founder Móveo Albania Technology