Kur bëhet fjalë për manaxhimin e biznesit, besoj fort në kapacitetet dhe talentet në vendin tonë!

Kur bëhet fjalë për manaxhimin e biznesit, besoj fort në kapacitetet dhe talentet në vendin tonë!

Landmark flet gjuhët e gjithë globit!

Landmark Technologies është një nga “IT Hubs” më të mëdha në vendin tonë. Së bashku me disa kompani të ngjashme që operojnë në Shqipëri dhe punësojnë shumë programues, është mundësuar një rigjallërim tejet i madh e i larmishëm i tregut të punës, sidomos në 2 vitet e fundit. Ky zhvillim ka sjellë shumë efekte pozitive për të gjithë, veçanërisht për aspektin profesional të programuesve që i bashkohen ekipit tonë. Në këtë artikull do të përpiqem të shtjelloj procesin dhe zhvillimet brenda grupit tonë, Landmark dhe Moveo.

Besoj se një nga faktorët kryesorë që na diferencon nga kompanitë e tjera në Tiranë dhe më gjerë, është fakti se manaxhimi i burimeve njerëzore, gjithashtu dhe manaxhimi profesional dhe teknik i projekteve kryhet nga manaxherë dhe profesionistë shqiptarë. Personalisht, jam i mendimit se nuk mundem të negocioj aspak me këtë argument, për shkak se besoj që kompanitë duhet të drejtohen dhe manaxhohen nga profesionistët e vendit ku operojnë. Të gjithë partnerët dhe klientët tanë, pavarësisht emrit që kanë krijuar në treg, kanë pranuar këtë fakt, bashkë me argumentat tanë. Unë besoj fort se edhe kompanitë e tjera simotra në vend, duhet t’u besojnë profesionistëve shqiptarëve poziocionet seniornë manaxhimin e kompanive respektive. Mendoj se tashmë ka mjaftueshëm kapacitete në vend për ta mundësuar këtë.

ÇDO PROFESIONIST ËSHTË NJË HAP LARG TË NDRYSHUARIT TË VETES PROFESIONIALISHT DUKE KONTRIBUAR EDHE PËR KOMPANINË!

Një faktor tjetër që përbën ndryshim është edhe larmishmëria e produkteve, projekteve që ofrojmë dhe klientëve që kemi brenda grupit tonë. Shumë larg mburrjes dhe me një qasje të lartë drejt modestisë, mund të faktoj partneritetin me klientë në qytete si: Londër, Leeds, Milano, Romë, Torino, Amsterdam, Tilburg, Lugano, Toronto, New York, Qatar, Dubai, Sao Paolo, Santiago de Chille, Sofia, Zagreb, Gdansk, Prishtinë, Shkup, dhe së fundmi, Aman në Jordani dhe Nirobi në Kenia. Mund të pohoj se manaxhimi i tyre nuk është aspak i lehtë, kjo për shumë arsye që nuk varen nga ne, por nga rrethana të tjera, që besoj të gjithë janë në dijeni.

Teknologjitë që përdorim janë aq të shumta dhe të larmishme: Java, JavaScript, iOS, Android, UX, UI, Fullstack, Angular, PHP, DevOps, SysAdmin, HTML, C#, C++, .NET, Python, WordPress, Ruby on Rails, React Js, Redux, QA, Tester, DBA, etj. Tek ne, çdokush mund të gjejë veten me ekipin dhe projektin më të përshtatshëm, duke ofruar alternativa gjithëpërfshirëse.Duke njohur aftësitë e tij, gjthësecili mund të ndërrojë ekip ose projekt, duke përftuar përvojë dhe njohuri rreth proceseve të reja teknologjike. Kjo e bën punën një oaz dinamik ku gërshetohet dija dhe eksperienca.

E ripërsëris se puna “remote” dhe me klentë të huaj, praktikisht nga shumë vende të globit është një faktor tejet stimulues dhe ndikon drejtpërdrejt në progresin vetjak dhe të kompanisë. Manaxhimi i fluksit të punës, ekipit dhe klientit në varësi të vendndodhjes, padyshim përbën një shkollë më vete, e cila nuk mësohet në teori por vetëm në praktikë.

Kur bëhet fjalë për manaxhimin e biznesit, besoj fort në kapacitetet dhe talentet në vendin tonë, duke u ofruar mundësinë çdokujt të bëjë progres dhe duke stimuluar kështu praktika dhe eksperienca “Made in Albania”.

Erion Isufi

CEO/ Themelues

Landmark Communications and Technologies

Co-Founder Móveo Albania Technology